Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Avdush Canaj

DIL NGA MALI I GJETHEVE

O zog i mirë
i miri zog
dil nga mali i gjetheve
dil
ta bëj një selfi
me këngën tënde.

T’i them botës
në Istagram
shihni kë e kam shok.

LUMTUROHET LUMTURIA

Lumturia lumturohet 
me mua 
në luhare të mollës

Qesh si unë 
kur ia prek faqet
qiellit

Me flatrat e pëllumbit tim 
duartroket

Tevona shkon 
në kopshtore të Aries
ku vizatohet liria
degëve të ngazëllyera

Lumturon edukatoret 
me sytë e prillit

Kur lodhet 
pushon me mua
në divanin e dallëndyshës
mësojmë solfezhin.

NDOSHTA EDHE TI SI UNË

Ndoshta edhe ti si unë
e sheh diellin
duke shkruar vargje
në faqen e një reje.

Ndoshta edhe te ti
erdh  lejleku
të  tha si mua:
ishte si  vjershë e Avdos
që ma lexoi dje
te qerpiku i lumit.

Nuk di a deshe ta arrish atë re
si unë nga ballkoni
ta bësh  shoqe edhe ti.

Dielli nuk më tregoi
kah shkoi reja e vogël.

SI MARGIRITAR GUACASH

Im gjysh është modest
Pi çaj kamomili
E rrallë ndonjë kafe.

Ha byrek me dy petë
Patate të pjekura
E pica Tuna.

Ndoshta pse pi ujë
Artane
Vjershat i dalin
me muzikë
kroi.

Janë si margaritar
guacash.

NDOSHTA EDHE TI SI UNË

Ndoshta edhe ti si unë
e sheh diellin
duke shkruar vargje
në faqen e një reje.

Ndoshta edhe te ti
erdh  lejleku
të  tha si mua:
ishte si  vjershë e Avdos
që ma lexoi dje
te qerpiku i lumit.

Nuk di a deshe ta arrish atë re
si unë nga ballkoni
ta bësh shoqe edhe ti.

Dielli nuk më tregoi
kah shkoi reja e vogël.