Poezia e Achileas Paraschos vjen në shqip nga Arqile Garo
Achileas Paraschos: SHQIPONJA DHE KRIMBI
U dedikohet krimbave
Lart pёrmbi Alpe, ndёr shkёmbinj e shkrepa madhёshtorё,
ku thuaj prek pafundёsinё e gjithёsisё me dorё,
u ul shqiponja kryebardhё, rri dhe veshtron malluar
dhe thotё: “Si unё vallё, tjetёr kush jeton mbi renё e ngazёlluar”?
*
-Dhe unё! U ndje njё zё i hollё me ton tё neveritur,
or fluturak; – qё po mendon se k ’tu veç ti ke mbrritur.
*
Kёrkon me sy shqipja ngado dhe sheh se ka shumё pranё,
njё krimb tё mjerё e tё pёshtirё qё bёn gjithё shamatanё.
*
-Si munde ti, grahu ajo, e stepur, gjithё kureshtje,
tё vish kёtu ku unё laj sytё me rrezen e pёrndritur,
nё kёtё hon ku mbretёron veç drithёrimё e heshtje,
ku unё jam zot?
*
Dhe krimbi thotё: “Eh, ja duke u zvarritur”.
Shqipёroi: Arqile Garo.