Harallamb Fandi: Muralja e Kadaresë te bar ‘Juvenilja’ në Tiranë
Përshëndetje Edi! Para disa ditësh publikova te AlbSpirit një shkëmbim mesazhesh me Timo Fllokon për Ismail Kadarenë, në përvjetorin e parë të ndarjes së tij nga jeta. Interesante ishte kjo: Në ndarje me shokët pas kafes që pinë në kujtim të Ismailit te bar Juvenilja në Tiranë, Timua u ndal te muri i gurtë i ndërtesës së Juveniljes dhe duke hapur krahët po u tregonte shokëve diçka. S’di pse unë përfytyrova mes krahëve të tij, midis gurëve, që atje t’i bëhej një relev apo një pikturë murale Ismailit, pikërisht te kafeneja ku ulej çdo mëngjes me 3-4 miq tij që e shoqëronin si dhe ti gjithnjë. Sot, kur pashë portretin e të Isamilit te piktura e Edi Kojanit, që është në karakter dhe në kohë, thashë: Bravo Edi, kjo duhet të jetë te muri i Juveniljes dhe jo si reliv (relieve njerëzish të shquar kemi parë plot), po si pikturë mbi gurë dhe do të jetë veçanti e nder edhe për ty! Shkrimin, bashkë me portretin tënd, do t’ia rinis me propozimin si Timos dhe Çerçiz Loloçit, botuesit të AlbSpirit, mikut të pandarë të Ismail Kadaresë.