Albspirit

Media/News/Publishing

Ruben Avxhiu: Lavrovi mbërriti në Alaska me një bluzë ku shkruhet BRSS

Lavrovi, ministri i Jashtëm i Rusisë, mbërriti në Alaska me një bluzë ku shkruhet BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovietike).

Lavrovi kuptohet është komunist i thekur. Me milionat e fituara ‘ndershmërisht’ mban vajzën në Manhattan. Aty organizon pritje elitare, me milionerë të tjerë, ku i qajnë hallin klasës punëtore.

Presidenti i Rusisë, i cili në Bashkimin Sovietik ishte fuks sigurims që spiunonte shokët, u bë në demokraci heroi i alabakëve me tuta që monopolizuan me dhunë sektorët kryesorë të ekonomisë ruse.

Të gjithë, me Putinin dhe Lavrovin në krye e kanë shpëtuar Rusinë nga të këqiat perëndimore, kurse tani po shpëtojnë Ukrainën. Ndërkohë, fëmijët, nipërit, e këdo që e kanë për zemër i kanë dërguar të jetojnë në Perëndimin e çthurrur dhe kapitalist. Aty i kanë blerë edhe vilat, investuar paratë, parkuar jahtet.

Ndërsa djemtë e Rusisë mobilizohen me detyrim në ushtri për një luftë pa rrugëdalje, djemtë e elitës politike dhe ekonomike ruse ja kanë mbathur në Perëndim. Në fund të fundit, kur rusët e vetë e pranojnë këtë lloj kontrate mirë ua bëjnë. Por, Lavrovi nuk e ka veshur bluzën me CCCP për rusët, por për tallashët në Perëndim që nuk mësojnë dot nga historia dhe ende ëndërrojnë komunizmin apo duan ta gjejnë patjetër fajin te Amerika.

Po me karmën është mirë të mos luash. Se historia thonë se nëse nuk përsëritet, përsëri bën rimë. Do të kenë fatin e udhëheqësve sovietikë që u dekompozuan në pushtet. Putinin nisur nga botoksi që i vënë në fytyrë, më duket kanë filluar ta balcamosur që tani si Daj Leninin.