Arjan Starova: Mbi zgjidhjen e mundshme të konfliktit Ukrainë-Rusi
Pa menduar, as ngulmuar të bëj ekspertin (në kohën e sotme kur ekspertë kemi edhe ndër ata që në shkollë, apo zakonisht janë vështruar si të mangët), por meqenëse kam përvojë të gjatë ne fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ndjej se mund të them diçka në lidhje me zgjidhjen e mundshme të konfliktit Ukrainë-Rusi.
1- Para së gjithave, zgjidhja nuk mund të përfshijë gjithshka kërkon Rusia. Mund të bëhen lëshime tokësore në juglindje të Ukrainës, çka e ka pranuar edhe Zelenski, por jo gjithshka.
2- Krimea duhet të ketë status të veçantë autonom, si pjesë e Ukrainës. Ajo ështe pjesë shumë e rëndësishme që prek rëndë edhe interesat e Turqisë në Detin e Zi e cila zotëron thuajse të gjithë bregdetin jugor të Detit të Zi.
3- Me agrseionin që ka bërë kundër Ukrainës, Rusia ka shkelur rëndë Ligjin Ndërkombëtar, aq më shumë që ajo është edhe anëtare e Këshillit të Sigurisë të OKB-së.
Për të gjithë ata (të ciët nuk janë pak) që duan të krahasojnë ndërhyrjen në Kosovë me atë në Ukrainë, nuk duket harruar diçka thelbësore: Në Kosovë, kishte shkelje të vazhdueshme dhjetravjeçare të cilat arritën deri në gjenocid, kurse në Ukraine jo (pavarësisht se propaganda ruse fliste për gjoja ekzistencën e një rregjimi nazist në Ukrainë).
Pra Rusia bëri agresion jo për mbështetje të të drejtave “të shkelura” të rusëve të ukrainës, por për interesa gjeopolitike. (Ministri Jashtëm rus, Lavrov siç e patë shkoi në Alaskë me T-shirt mbi të cilën shkruhej BRSS çka flet fare qartë).