Merz: Takimi i ardhshëm Rusi-Ukrainë të finalizohet me armëpushim
Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, disa minuta përpara, sipas CNBC.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se të gjithë udhëheqësit në takim do të donin të shihnin një armëpushim në Ukrainë.
“Rruga është e hapur për negociata të ndërlikuara. Dhe për të qenë i sinqertë, të gjithë do të donim të shihnim një armëpushim”, tha Merz.
“Për sa i përket takimit të ardhshëm, nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm të zhvillohet pa një armëpushim, kështu që le të punojmë për këtë dhe le të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë”, shtoi ai.
Trump u përgjigj duke sugjeruar që Zelensky dhe Putini do të flisnin dhe do të shihnin se si do të funksionojë kjo.
“Në gjashtë luftërat që kam zgjidhur, nuk kam pasur një armëpushim … Pra, nëse mund ta bëjmë armëpushimin, shkëlqyeshëm, dhe nëse nuk bëjmë një armëpushim, sepse na u dhanë shumë pika të tjera, na u dhanë shumë pika të shkëlqyera”, tha presidenti Trump.
Rusia është kundër një armëpushimi të përkohshëm dhe Trump mbajti të njëjtin qëndrim pas samitit të tij të fundit me Putinin, në Alaskë./atsh