Asnjë listë serbe, nuk mund t’i bëjë dëme Kosovës, më shumë se patriotët tallava
Ndue Ukaj
Asnjë listë serbe, nuk mund t’i bëjë dëme Kosovës, më shumë se patriotët tallava, që turfullojnë, sarrakuqen e sillen si të çmendur, për të dëshmuar patriotizmin që nuk e kanë.
Ju, faqezinj, petkat patriotike i vishni kot, me to shfaqin si mbreti në përrallën e rrobave të mbretit. Lakuriq.
Patriotizmi retorik është bastard dhe me pasoja tragjike, gjë të cilët shqiptarët e kanë përjetuar në lëkurë.
Ju, këtë patriotizëm e keni rigjallëruar.
Dhe kurrënjë vlerë patriotike qeverisëse nuk keni dëshmuar.
Patriotizmi cilësor është vyrtyt me dashtë tënden, pa ushqyer urrejtje për të tjerët, e ky lloj nuk banon te ju dhe për këtë keni dhanë prova pafund, prandaj nuk keni miq, as brenda e as jashtë dhe me tragjikja, nuk keni vepra.
Ju, kot eksitohen pas do formulave patriotike, ju ngjani në ato rriqnat që i përshkruan Fishta te satira e tij, faqezinj.
Mjafton me pa varfrinë e mendimeve të tuaja për të kuptuar sa mjerana dhe sa të pa emancipuar politikisht e kulturalisht që jeni.
Kosova sot është e sëmurë e dergjet ama ju tutkunë, shkollë e pasëtr enveriste, e ushqeni popullin me parulla: “bari do hamë…”.
Ama ju vetë, natyrisht se nuk hani bar.
Ju, budallenj, kot kukurisni, ju keni treguar me vepra, se lidhje me vlera nuk keni, as me vlera demokratike, as me vlera patriotike, as me historinë e Kosovës, të cilën e keni përdhosë, as për koncepte politike, prandaj, me yrysh oriental keni dëmtuar pariparueshëm raportet tona me perëndimin, e keni përkeqësuar shëndetin e demokracisë në vend, e keni ndalë rriten e vendit dhe nuk keni asnjë projekt patriotik me çka do të mbaheni mend.
Ju keni formula e fraza boshe, si të Enver Hoxhës dhe bandës së tij, dhe me to mundoheni të kamfloheni e ta justifikoni paaftësinë tuaj.