Mimoza Pulaj: Ëndërruesja
Erë algash, ngrohtësi dhe magji e mbyllur
në fund të detit: stoli mbi një veshje uji.
Vallëzon. Qesh. Në dallgë.
Nudo dhe xixëlluese.
Tamburë të shfrenuar,
ritëm shprese: dritaret e saj të ëndrrës,
mbi ngjyrën e shkumës. Në shumë dete të reja shpërndarë.