Albspirit

Media/News/Publishing

Taip Sulko: Romani “I arratisuri”, vlerësime befasuese të mirëpritura

Pak më shumë se një vit më parë, u botua romani im “I arratisuri”. Mendoj se është koha të bëj një përmbledhje të shkurtër të jehonës jo të zakonshme të këtij libri. Lexuesit dhe kritika kanë dëshmuar një mirëseardhje befasuese.

Deri tani janë botuar 15 shkrime të plota nga autorë të njohur dhe shumë të njohur.

Mendimi përbashkues është se romani “I arratisuri” sjell vlera të spikatura letrare dhe është një nga veprat dinjitoze të krijuara pas ndryshimeve në Shqipëri.

Ja dhe lista e shkrimeve për romanin “I arratisuri”:

  1. Shkrimi i parë analitik për këtë roman ishte ai me titull “Fatet njerëzore në sagën myzeqare të Taip Sulkos”, i shkrimtarit dhe gazetarit Çerçiz Loloçi, botuar në datë 22.06.2024, në gazetën Fjala.
  2. Botuesi Naim Zoto, njoftimin e plotë për botimin e romanit “I arratisuri” e shoqëron me shënimin: “Një sagë tjetër myzeqare i shtohet letërsisë shqiptare”.
  3. Një shkrim i gjatë paraqitës për romanin “I arratisuri” është botuar nga revista FlasShqip (Kanada), me autor Taulant Dedja, datë 23 qershor 2024.
  4. Romani “I arratisuri” ka marrë vlerësime të shkurtëra, por interesante nga poeti dhe shkrimtari i mirënjohur Visar Zhiti si dhe nga shkrimtari Virion Graçi.
  5. Më 22 shtator 2024 kritiku i artit, shkrimtari dhe publicisti Miho Gjini botoi në gazetën Dielli, The Sun, të ShBA, shkrimin “Një roman kaotik për gjendjen kaotike! “I arratisuri”… – Dielli | The Sun.
  6. Një befasim ishte botimi në datë 8 tetor 2024 në Alb-Spirit i shënimeve të shkrimtarit dhe eseistit të mirënjohur Lazer Stani. Si gjithnjë, edhe për romanin “I arratisuri” Lazer Stani foli shkurt, por tha shumë.
  7. Në 12 tetor 2024, u botua në gazetën Fjala e Lirë shkrimi studimor “Gjeratorja e sagës së rrëfimit për vete dhe të tjerë”, i poetes dhe studiueses Emi Krosi.
  8. Një ditë më vonë, në 15 tetor, u botua në Alb-Spirit dhe në 18 tetor u botua në Flasshqip shqyrtimi kritik professional i shkrimtarit dhe studiuesit Naun Kule për këtë romanin i titulluar “I arratisuri” i Taip Sulkos-një roman ndryshe”.
  9. Një befasim tjetër ishte botimi në Fjala e lirë, në 12 nëntor i shkrimit të poetit dhe studiuesit Nuri Plaku. Shkrimi u botua me titullin “Romani “I arratisuri” -Disa tipare strukturoe në roman”. Një ditë më vonë po ky shkrim është botuar në Alb-Spirit me titullin “Nuri Plaku: Talent i spikatur dhe finesë artistike në romanin e Taip Sulkos”.
  10. Më 13 nëntor 2024, poetja Lola Shehi botoi në Fjala e lirë dhe më pas në Alb-Spirit shkrimin shumë interesant “Mbresa dhe opinione për një roman dhe një autor që më kujtoi fëmijërinë dhe rininë time.
  11. Në 19 nëntor 2024, shkrimtari dhe studiuesi nga Maqedonia e Veriut, Zekeria Idrizi, botoi në Letërsia Moderne shkrimin “Depërtim i thellë në botën letrare të krijuesve shqiptarë”, në të cilin flitet edhe për romanin “I arratisuri”.
  12. Poeti, shkrimtari dhe gazetari Ndue Dedaj, botoi në gazetën “Panorama”, në 4 dhjetor 2024 (pas FlasShqip dhe Alb-Spirit) analizën e plotë, mbresëlënëlse “Romani i njerëzve me shpirt të lirë”. Analiza u botua në dy faqe të gazetës “Panorama”, shoqëruar me foto interesante, me nëntitullin “Rrëfimtar i një bote “magjike” në arealin myzeqar nga Tomori në Ardenicë”. Gazeta Panorama!
  13. Në 30 nëntor-1 dhjetor 2024, unë T.Sulko, si autor, kam folur për romanin “I arratisuri” në Panairin e Librit, në Toronto dhe në 27 prill 2025 në Panairin e Librit në Montreal, Kanada. Një intervistë imja me shkrimtarin dhe poetin Flurans Ilia, për çështje interesante të krijimit dhe letërsisë, është botuar në gazetën ExLibris, 10 maj 2025).
  14. Më 14 dhjetor 2024 u botuan shënimet e akademikes dhe gjuhëtares Prof. Anila Omari për romanin “I arratisuri”.
  15. Në dhjetor 2024 romani “I arratisuri”, u botua në Amazon, pajisur me një parathënie shpjeguese dhe vlerësuese për librin “I arratisuri”.
  16. Më 29 janar 2025, shkrimtari dhe studiuesi Kujtim Dashi botoi në FlasShqip dhe Alb- Spirit analizën e plotë, interesante, me titull “ Romani “I arratisuri”, humanitet i rrallë dhe rrjedhshmëri stilistikore”.

17. Më 6 gusht 2025, në gazetën Dielli (The Sun”) e Nju Jorkut, u botua shkrimi “Mbi romanin “I arratisuri” të Taip Sulkos nga poeti dhe kritiku Spiro Kote. Ky shkrim ishte botuar më parë në NewsAlbania dhe Alb-Spirit.

Dëshiroj të falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen time për gjithë lexuesit, por sidomos për shkrimtarët, poetët dhe kritikët që kanë shprehur mendime dhe vlerësime profesionale, kaq befasuese dhe të mirëpritura për romanin “I arratisuri”!