Ç’është ai yll i bardhë që më flet?
Pyetjet i pikojnë magji. Gjithë ngjyra!
Hëna çuditet me vizatimet e mia.
Por unë asnjë vizë nuk paskam bërë… apo i thirri dikush?
Nga një sy më vallëzon shikimi
e tjetri vetëm ëndërron.
Mos u mundo të kuptosh yll i bardhë. Qetësi!
Frymo, o ajër, alfabet ngjyrash!