Ukraina kundërshon propozimin e Putinit për t’u takuar me Zelenskyn në Moskë
Tensionet diplomatike mes Ukrainës dhe Rusisë janë ngritur përsëri pasi presidenti rus, Vladimir Putin, propozoi një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenski, por vetëm në Moskë. Kjo ofertë u konsiderua nga zyrtarët në Kiev si “e papranueshme”, ndërsa u përmendën disa shtete neutrale si alternativa më serioze për mbajtjen e bisedimeve paqësore. Më herët, Presidenti Vladimir Putin, i pranishëm në Pekin, ripërsëriti gatishmërinë për një takim me Volodymyr Zelenski, duke shtuar: “nëse është gati, le të vijë në Moskë – dhe takimi do të ndodhë“. Por Ministri i jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e cilësoi këtë propozim si “të papranueshëm që e bëhet me dashje”, duke shtuar se të paktën shtatë vende, përfshirë Austrinë, Vatikanin, Zvicrën, Turqinë dhe disa shtete të Gjirit, kanë shprehur gatishmëri për të pritur një takim të tillë. Ukraina ka theksuar se presidenti Zelenski është i gatshëm për dialog “në çdo moment” dhe se presioni ndërkombëtar është i nevojshëm që Rusia të marrë seriozisht procesin e paqes. Në një situatë që vazhdon të precipitojë, Ukraina mbetet e përqendruar tek kërkimi i një zgjidhjeje paqësore në kushte të përshtatshme dhe me garanci ndërkombëtare. /noa.al
