Ylber mbi liqenin e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit
Liqeni i Pogradecit fton çdo vit pranë tij mijëra turistë vendas e të huaj, për të kaluar jo vetëm pushimet verore, por edhe për ta vizituar në të gjitha stinët. Në ujërat e këtij liqeni është shfaqur pasditen e sotme ylberi. Pogradeci prej vitesh është një destinacion shumë i kërkuar falë paketës së plotë turistike, që nga liqeni i magjishëm, tek aktivitetet malore, bashkë me monumentet e kulturës, traditën dhe kulinarinë. Sezoni turistik i këtij viti në bashkinë Pogradec është ndër më të suksesshmit në krahasim me vitet e mëparshme. Kjo vihet re në në rritjen e numrit të pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, që kanë zgjedhur freskinë që ofron Pogradeci për të kaluar disa ditë pushimi. Deri në mesin e gushtit sipas shifrave të bashkisë Pogradec janë akomoduar në hotele dhe bujtina rreth 35 mijë turistë, ku 12 mijë prej tyre janë të huaj.