Albspirit

Media/News/Publishing

Sofia Loren: Bota humbi një gjigand elegance, unë një vëlla!

Bota ka humbur një gjigant elegance, krijimtarie dhe gjenialiteti dhe unë kam humbur një vëlla. Lotët dhe dhimbja nuk mund të bëjnë drejtësi për atë që familja ime dhe unë, si dhe shumë nëpër botë, po përjetojmë sot. Vetëm ndoshta kujtimet e përbashkëta të së qeshurës, kohës së kaluar së bashku dhe ajo dritë e pashlyeshme në sytë e tij, një ditë mund të shërojë dhimbjen tonë dhe të mbushë boshllëkun e lënë nga ikja e tij. Unë dhe familja ime i dërgojmë ngushëllimet dhe lutjet tona më të thella Robertës, Rosanës dhe gjithë familjes së saj.