Çmimi “Nënë Tereza” i akordohet kryebashkiakes Majlinda Bufi
Në kuadër të spektaklit madhështor “Shën Tereza Shqiptarja e Gjithë Botës”, i zhvilluar në 5 Shtator, Majlinda Bufi u vlerësua me Çmimin “Nënë Tereza”, si një shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e saj të veçantë në shërbim të komunitetit dhe vlerave njerëzore.
Ky çmim, që mban emrin e shenjtores shqiptare të dashurisë dhe humanizmit, u dorëzua në një atmosferë solemniteti dhe emocioni, duke e kthyer momentin në një ndër kulmet e mbrëmjes kushtuar figurës së Nënë Terezës.
Majlinda Bufi, përmes punës së saj të palodhur dhe përkushtimit ndaj njerëzve, u vlerësua si një shembull i gjallë i thirrjes së Nënë Terezës: “Dashuria nuk matet me madhësinë e gjesteve, por me dashurinë që vendosim në to.”
Spektakli u transmetua drejtëpërdrejtë nga televizioni Kombëtar Klan Plus.