Albspirit

Media/News/Publishing

Emra të shquar botërorë për veprën e Ismail Kadaresë


Emra të shquar botërorë, përherë e kanë çmuar veprën e Kadaresë. Ndër vite ai është konsideruar si njëri prej shkrimtarëve më gjenialë.
“Bota e Ismali Kadaresë është një lloj anti-materie. Ajo mund ta shkatërrojë tonën. Vetëm se ndryshe nga ç’ndodh me grimcat elementare në fizikë, bota e tij plotëson tonën duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Richard Eder.
John Cerey: “Kadare ka krijuar hartën e një kulture, të historisë së saj, të pasionit të saj, të folklorit të saj, të politikës dhe të katastrofave të saj. Ai është shkrimtar universal, me një traditë me një traditë narracioni që e ka traditën që nga Homeri”.
Bruce Bawer: “Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë, në të gjitha gjuhët”.
Susha Guppy: “Ismail Kadarenë e kanë krahasuar me Gogolin, Kafkën dhe Orwellin, por zëri i tij është origjinal, universal, e prapë me rrënjët thellë në tokën tonë”.

Post Scriptum:

Kadare në 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca, në 2005 fitoi Çmimin Man Booker International, në 2009 çmimin “Prince of Asturias Awards” për Artet, në 2015 mori Çmimin Jeruzalem, në vitin 2019 u kurorëzua me Çmimin Park Kyong-ni, ndërsa në 2020 ishte fitues me çmimet Neustadt dhe Prozart.