Albspirit

Media/News/Publishing

Zhuliana Jorganxhi: Nuk vdes njeri nga dashuria

Nuk vdes njeri nga dashuria
vdes nga mungesa saj.
I mposhtur nga vetmia,
shuhet si kandili pa vaj.
*
Ikën njeriu i mjerë,
në kët’kohë andrallë…
Ikën i pa përcjellë,
pa një puthje në ballë.
*
Mbështjellë vetmi-frike
ne pleqtë me sy nga Zoti,
“Na ruaj me të rinjtë,
mos na mbytë loti”.
*
Sa njerëz kemi humbur
Pranë njeri-tjetrit shtrirë,
T’ua bëj emrat numër?!
E kam kaq të vështirë!
*
Nuk vdes njeri nga dashuria
vdes nga mungesa saj,
Prej saj gjithë njerëzia
merr dritë e shpresë pastaj!