Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Durimi me shokun Putin po mbaron shpejt

Negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës mbeten të mundshme, por aktualisht janë pezulluar, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Tre raunde negociatash u zhvilluan këtë vit në Stamboll, Turqi, i fundit prej të cilëve u zhvillua në korrik. I pyetur në lidhje me një takim të ri të mundshëm ballë për ballë ose komunikim të mundshëm online, Peskov tha: “Negociatorët tanë kanë mundësinë të përdorin këto kanale. Por në këtë pikë mund të përshkruhen kontaktet si të ndërprera.”

Pas kësaj ka reguar menjëherë presidenti i SHBA-së. “Ekziston një urrejtje e jashtëzakonshme midis Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin. Durimi me shokun Putinin po mbaron shpejt”, tha Donald Trump në një intervistë me Fox.