Albspirit

Media/News/Publishing

Elham Pasha: Çfarë i thanë vjeshtës që grisi nusërinë?

Çfarë i thanë vjeshtës, kur i mbushën shishet?
Je e tradhtuar pa u bërë fermentimi…
S’besoja, të vija në shtrydhje dhe vishjet?
Më ndodh – lajthitje numërimi.
*
Kujdesi në vjeshtë krejt i shastisur,
tundet në gjethe, stoliset në biga.
Tek mushti gjuhën e kam të vidhisur
e lëpij si nën këmishën e grisur.
*
Çfarë i thanë vjeshtës, kur i ropën gjethet?
Jo avokat dimrin, se të hedh në ngrica.
I besoj zhveshjes, lotues te rreshjet,
Në re, vidhima në malet pa prita.
*
Në vjeshtën e parë, kaçurrel pa krehur,
Skuqa një pjeshkë, dynga një dardhë.
vjeshtën e vjelim, gjithmonê të dehur…
I shkrehim fletët, e shthurin gardhë.
*
Në vjeshtën e tretë – shishe e stamposur…
çfarë i thanë stinës që s’bën përkulje?
Në fund tê gushtit më duan groposur,
Dehur degë, nën gjethe, ndër lule.