Yuri Kim largohet nga karriera diplomatike në Amerikë!
Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka mbyllur zyrtarisht karrierën e saj diplomatike.
Në ceremoninë e largimit të ish-ambasadores nga Departamenti Amerikan i Shtetit ishin të pranishëm familjarë, kolegë dhe miq të afërt të Yuri Kim.
Mes të ftuarve ishin edhe ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexander Arvizu, ambasadori aktual i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati etj.
Mësohet se Yuri Kim është larguar me dëshirë kundrejt pagesës për një kohë të caktuar.
Yuri Kim shërbeu si ambasadore në Shqipëri gjatë viteve 2019–2023, ku u bë një nga zërat më aktivë të diplomacisë amerikane në vend, duke mbështetur reformën në drejtësi dhe proceset demokratike.