Albspirit

Media/News/Publishing

Hermes Nikaj: Ftesë në studion e stilistes Denisa Marku


Denisa Marku mund të quhet në kuptimin e plotë të fjalës një biznes-woman, me një sipërmarrje bukurie në zonën e Don Boskos në kryeqytet dhe së shpejti edhe me një dyqan lulesh.
Një nga femrat më të suksesshme dhe me integritet në kryeqendrën shqiptare, që nuk di të ndalet në asnjë moment. Në sallonin e saj gjejmë çdo sherbim për sa i përket estetikës, trajtimeve të bukurisë si dhe ndërhyrjeve estetike.
Me një shpirt të madh human ajo është e pandalshme në sjelljen e risive të reja nga shkollat më të mira perëndimore të stilit dhe modës.
Në studion e Denisa Markut do të gjesh gatishmërinë për vajzat dhe gratë e të gjitha moshave, pra për të gjithë ata që dëshirojnë të shfaqen hijshëm në çdo mjedis.