Edmond Kaceli: Haberre nga Hyqymeti
-Diella pritet të marrë pasaportën e Bektash Shtetit nga Baba Mondi! Besimi fetar i Diellës nuk është pengesë -tha zëdhënësi i besimeve fetare pranë Kryevezirit!
-Torta me emrin “Diella” iu besua prapë asaj pastiçerisë nga Fieri që prodhoi tortën Belinda! Rëndësi ka që Torta Diella të rreshtohet pas Kryevezirit dhe pas Tortës Belinda në shkallë ëmbëlsie!
-Agim Rama, fotografi i çquar i hyqymetit, po mundohet prej ditësh të fotografojë Ministren e IA-së! Ministrja e Përjashtme, (përndryshe Zonja e Gojës, sipas Kryvezirit) tha se kjo çështje po bëhet film ndërkombëtar!
-Grupi i Kardhiqit po punon për këngën kushtuar Diellës!