Atdheu, kombi nis nga shenjtëria e familjes: nëna, babai, fëmijët

Eva Vatoci
Fjala NËNË dhe BABË janë fjalët më të shenjta që ka gjuha njerëzore. Nuk ka titull më të madh, nuk ka ofiq më të lartë, nuk ka institucion më të pastër. Prej nënës dhe babait fillon jeta, prej tyre ngrihet familja, prej familjes ndërtohet kombi. Kush guxon të prekë këtë themel, prek vetë rrënjën e ekzistencës sonë.
Zoti ka krijuar DY gjini: burrin dhe gruan. Nuk ka dhjetëra, nuk ka qindra. Çdo shpikje tjetër është mohim i natyrës, tallje me besimin dhe fyerje ndaj shenjtërisë së familjes.
Në parlamentin shqiptar, disa politikanë të verbuar nga ideologji të huaja duan të rishkruajnë konceptin e familjes. Ky projektligj i turpit nuk është përparim, por shkatërrim. Ai nuk është emancipim, por helm. Ai nuk hap rrugë drejt lirisë, por drejt kaosit, duke shpikur “gjinira” që as Zoti, as natyra, as historia nuk i ka njohur kurrë.
Familja shqiptare nuk është eksperiment laboratorik. Familja shqiptare nuk është lodër për politikanë të shitur. Ajo është e shenjtë, e paprekshme dhe e pandryshueshme.
Nëna dhe babai janë shtylla ku mbahet Shqipëria. Kush i mohon ata, mohon kombin. Kush i prek ata, tradhton gjakun e vet.
Prandaj, është koha të ngrihemi fort dhe të themi:
Jo projektligjeve të shkatërrimit! Jo shpikjeve që shkelin mbi nënën dhe babanë!
Familja është vetëm një: NËNË, BABË, FËMIJË. Të tjerat janë mashtrime.