Albspirit

Media/News/Publishing

Selaudin Guma: Djella, Princesha e Qeverisë

Nga pamja ia kalon edhe Vasiliqisë
Ajo prej vërteti qe pranë Aliut
Kjo dixhitalja do luftojë korrupsionin
E veshur me xhubletën e traditës
Të shqiptarkave tona peri.

Me fytyrë të një Nimfe
Vallë a do të jetë ajo Perëndi?
Një perëndi që do luftojë korrupsionin
Në prokurimet dhe në pasuritë tona
me bregore, lumenj, gërxhe, pyje e bagëti.

Na duhet princesha Diellza
Të na shpëtojë nga vjedhja e zyrtarëve
Një popull, një shtet e një shoqëri
Elektronikja Djellza a do ta kryej vallë?

Buqeta me lule do t’i bëjmë dhe vargje të bukura poetike
Do shkruhen novela, romane dhe histori mbi këtë Vasiqili.

Një ministre digjitale në SHBA, Angli, Gjermani
Në shtete me standarde në demokraci
Në vende me robotë, me shumë teknologji
Do ishte e natyrshme, jo thjesht aventuri.

Në vendin tonë të vogël, me shumë pasuri
Na duhen institucione, zyrtarë me ndershmëri
S’na duhen politikanë që vdesin mbi pushtet
Që vjedhin natë e ditë deri në babëzi.

11 shtator 2025.