Zelensky: Ukraina kërkon mbështetje për kauzën e saj
Mos heshtni ndërsa Rusia vazhdon ta zvarrisë këtë luftë, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nga foltorja e OKB-së.
”Ju lutem flisni hapur dhe dënojeni atë. Ukraina kërkon mbështetje për kauzën e saj”, theksoi ai.
”Ju lutem bashkohuni me ne në mbrojtjen e vendit tonë. Paqja varet nga të gjithë ne”, theksoi ai.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar agresorin. Nëse duhen armë për ta bërë këtë, nëse duhet presion për ta bërë këtë, le ta bëjmë tani”, shtoi ai.