Albspirit

Media/News/Publishing

Telhallari: Vazhdoj punën, pasuritë i kam të ligjshme. E kaluara e burrit nuk më prek mua

Noterja Sanja Telhallari, është sot në qendër të mediave pasi policia trumbetoi bujshëm një aksion sekuestrosh të cilat nuk u shoqëruan me masa sigurie.

Noterja 34 vjeçare në një prononcim publik tha sot se e kaluara e burrit të saj nuk mund ta prekë dhe shtoi se pasuritë që ka vënë janë të ligjshme.

Reagimi i Telhallarit erdhi pas më herët sot, policia sekuestroi tre milionë euro pasuri që tha se vinin nga aktivitet kriminal.

Por noterja Sanja Telhallari, vë në dukje se ajo po e vazhdon normalisht punën normalisht dhe se e shkuara e ish-bashkëshortit nuk ka lidhje me aktivitetin e saj.

Noterja tha se të gjitha të ardhurat e saj janë të ligjshme dhe shtoi se ajo do të flasë vetëm kur prokuroria dhe gjykata të dalin me një vendim përfundimtar. Telhallari theksoi edhe se e shkuara e ish-bashkëshortit nuk mund të prekë aktivitetin e saj profesional.

Nga hetimet dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive mund të kenë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, Klodian Porja. Ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe i dënuar për disa vepra të rënda penale, mes tyre edhe “shfrytëzimi i prostitucionit”, me një dënim deri në 21 vjet burg.

https://noa.al/lajmi/2025/09/2533768.html