Albspirit

Media/News/Publishing

Inxhinier Bexhet Çobani: TRAGJEDIA E LIBOHOVËS


Libohova e quajtur qyteza e kadilerëve dhe intelektualëve të shquar që punuan për forcimin e shtetit shqiptar, vendi i Bejlerëve u bë kurban i terrorit komunist. Gjatë Luftës N-ÇL u vranë 106 nacionalistë dhe patriotë të Libohovës, u dogjën 82 shtëpi të mëdha 2 dhe 3 katëshe, u grabit gjëja e gjallë dhe shkatërrua ekonomikisht Libohova me urdhër të Jugosllavit Miladin Popoviç i cili në atë periudhe gjendej pranë shtabit partizan në Zagori. Gjatë regjimit komunist Libohova nga vendi i Bejlerëve u bë vendi i fukarenjve (ku buka hahej me oshaf). Shumë nga orenditë me vlera të familjes Libohova iu dhuruan Titos. Biblioteka e familjes Libohova u dogj dhe shkatërrua me urdhër.


Po paraqesim më poshtë kronologjinë e fillimit të terrorit komunist mbi Libohovën:

I. Vrasja e Avni Voshtinës, vrasja e parë në Libohovë nga komunistët
Në gusht të vitit 1942 me atentat vritet intelektuali Avni Voshtina, pronari i një kafeneje në qendër të Libohovës. Ai dinte disa gjuhë të huaja dhe i përkthente klientëve të lokalit lajmet nga stacionet italiane. Organizata komuniste e qytetit Libohovë merr vendimin dhe i bëjnë atentat gjatë rrugës që shkonte për në shtëpinë e vet. Në atë periudhë ushtria naziste dhe fashiste ishin në ofensivë, komunistët përkthimin e lajmeve e quajtën propagandë kundër Ushtrisë së Kuqe të Moskës.

II. Vrasja e Mahmut Totos
Po në të njëjtën natë i bëjnë atentat nga celula komuniste e Libohovës në shtëpinë e tij farmacistit Mahmut Toto, akoma nuk është kuptuar shkaku i vrasjes së farmacistittë njohur.

III. Vrasja e intelektualit Rukmedin Dino
Në 14 Shtator 1943 u kap në pabesi Rukmedin Dino i cili vinte nga Tirana dhe së bashku me Ramiz Lilen, Safet Tusunin dhe Braho Peça të cilët e shoqëronin, i çojnë në Poliçan ku ndodhej shtabi partizan i Zonës dhe i egzekutuan.

IV. Vrasja e Beqajve
Po kështu gjatë muajit Shator 1943, nga një skuadër teroristësh partizanë sulmohet stani veror i Beqajve i cili ndodhej në mal mbi Labovën e Kryqit, pa asnjë shkak, të cilët i zunë në pabesi me kullauz me partizanë njerëz të afërm dhe i çuan në shtabin partizan në Poliçan. Gjyqi partizan i dënoi me vdekje 6 vetë dhe bagëtinë ia rrëmbyen. Deri në atë periudhë Beqajt mereshin vetëm me punët e tyre. Personat e egzekutuar ishin:

  1. Shaban Beqo 65 vjeç
  2. Kajtaz Beqo
  3. Alush Beqo
  4. Pëllumb Beqo
  5. Dule Beqo
  6. Fejzo Beqo

V. Vrasja e Rustematëve
Në një natë të errët në fund të Shtatorit e fillimTetori 1943, çeta teroriste komuniste sulmoi me egërsi lagjen Marinë, ku shpërthyen bomba dore, bomba zjarhedhese mbi banorë civilë (gra, pleq e femijë) të pambrojtur ku dogjën shumë shtëpi, shumë banorë të plagosur, ngelën të vrarë 6 vetë. Asnjë nuk e priste këtë hakmarrje mbi lagjen Marinë dhe familjen e heroit të Popullit Avni Rustemi. Viktimat ishin:

  1. Qazim Rustemi, djali i vëllait të Avni Rustemit.
  2. Kaso Rustemi, djali i xhaxhait të Avni Rustemit.
  3. Nexhmie Rustemit, e shoqja e Kaso Rustemit.
  4. Pëllumb Rustemi, 15 vjeç, djali i Kaso Rustemit.
  5. Ahmet Ruçi, 16 vjeç.
  6. Malo Laze, banor i lagjes Marinë.

VI. Sulmi mbi Libohovën në tetor 1943
Në fund të Tetorit 1943, e gjithë Libohova sulmohet nga forca të shumta partizane të ardhura nga gjith qarkori. Mbas një terrori mbi banorë të pafajshëm të Libohovës u torturuan dhe u vranë këta libohovitë:

  1. Tale Xhaxho, 65 vjeç, merrej me bujqësi.
  2. Nexhat Cico, 60 vjeç, merrej me bujqësi dhe blektori.
  3. Bahri Peça, 40 vjeç, merej me bujqësi dhe blektori
  4. Mukin Ruçi, 20 vjeç, e morën të sëmurë nga shtrati dhe e pushkatuan.
  5. Nelo Rudi, një trim i rallë pjesmarrës në luftën kundër andartëve grekë në 1914.
  6. Sehid Bejleri vritet në Teqe mëhallë.
  7. Nezir Shuaipi, 40 vjeç teneqexhi, vritet para shtëpisë.
  8. Bajram Leko, vritet në lagjen Kalista.
  9. Mustafa Kodra vritet në lagjen Kalista.
  10. Selam Beqiri vritet në lagjen Kalista.
  11. Ahmet Idrizi, 52 vjeç, mësues, vritet para shtëpisë së tij.
  12. Hiqmet Gugo, 44 vjeç, e çojnë në Poliçan dhe e egzekutojnë.
  13. Eqerem Gugo, i biri, 17 vjeç, e çojnë në Poliçan dhe e egzekutojnë.
  14. Servet Bashaka e pushkatojnë në Labovën e Kryqit.

VII. Në 17 Shtator 1943
Kapen nga njësitet guerile në qytetin e Kavajës dy studentët libohovitë që kishin mbaruar në Itali dhe pjesëmarrës në koferencën e Mukjes, dërgohen në Pezë dhe pushkatohen:

  1. Besnik Çano
  2. Qeramudin Sulo

VIII. Vritet Hadi Kasimati
Në fillim të tetorit 1943, Hadi Kasimati juristi i shquar Libohovit i cili jetonte në Korçë dhe ishte vetëm 25 vjeç , kapet dhe pushkatohet me urdhër të Enver Hoxhës.

IX. Në 14 Shkurt 1944, Libohova u mbyt në gjak
Natën e errët në orën 23.00 Libohova rrethohet me mbi 500 trupa partizane dhe me egërsi u lëshuan kundër popullit të Libohovës (gra, fëmijë, pleq), një terror i paparë. Lufta vazhdoi deri afër mëngjesit, lagjet Teqe mëhallë dhe Marinë ishin pothuajse të boshatisura. Agresorët afër mëngjesit mbasi vranë, plagosën, dogjën shtëpi u larguan për në Poliçan. Në Libohovë ra zia, dëgjoheshin vetëm vajtimet e nënave dhe grave në Loçan ku shumë nacionalistë ngelën të vrarë e shumë të tjerë pa shtëpi, ushqime dhe të plagosur, një tragjedi e vërtetë që duhet mbajtur mend gjatë. Në këtë betejë dhanë jetën:

  1. Shiko Peça, ish komandant i çetës së Libohovës në Luftën e Vlorës 1920, patriot.
  2. Xhevat Peça, djali i Shiko Peçës
  3. Shefki Peça, djali i Shiko Peçës
  4. Shezo Myslimi, komandant i çetës së Ballit Kombëtar
  5. Sulo Bilibashi
  6. Sado Bilibashi
  7. Kadri Leko
  8. Masar Ruka
  9. Braho Bano
  10. Hasan Bano
  11. Teme Hysa
  12. Enver Hysa
  13. Çerçiz Hysa
  14. Mujo Çepo
  15. Servet Çepo
  16. Seit Roshi
  17. Sulo Ruçi
  18. Islam Ruçi
  19. Daut Karavidha
  20. Sherif Hunda
  21. Teki Kodra
  22. Shefqet Beqo
  23. Tajar Beqo
  24. Ramo Rustemi
  25. Izet Tusuni
  26. Eqerem Tusuni, i biri
  27. Baftiar Havo
  28. Vedat Lulushi
  29. Neshet Sinani
  30. Neshet Shyti
  31. Ramo Maçi
  32. Xhelal Maçi

X. Në 19 Shkur 1944, pushkatohen me gjyqin partizan në Poliçan:

  1. Riza Selami 75 vjeç
  2. Hyse Zhuhuni, poet popullor
  3. Bilal Ruçi
  4. Sefer Tusuni, memec

XI. Viktima të tjerë të terroristëve komunistë ishin:

  1. Sulo Ismailati
  2. Fehmi Kulla nga Nepravishta
  3. Selami Bilibashi nga Nepravishta
  4. Vesaf Hoxha nga Nepravishta
  5. Nazif Mushi nga Nepravishta
  6. Xhafer Mushi nga Nepravishta

XII. Mbas marrjes së pushtetit nga komunistët në 1944 u dënuan me gjyq ushtarak:

  1. Hysen Havo në vitin 1945
  2. Nole Roshi në vitin 1945
  3. Nevrua Beqiri në vitin 1945
  4. Llahmi Rustemi në vitin 1945
  5. Idajet Kulla në vitin 1947

XIII. U burgosën dhe u dënuan me burgime të rënda:

  1. Amir Xhaxho
  2. Elmaz Libohova
  3. Sheqfqet Libohova
  4. Is’han Libohova
  5. Tomor Aliko
  6. Bilush Rustemi
  7. Selaudin Xhaxho
  8. Ilia Verdhi
  9. Miço Verdhi
  10. Sevasti Verdhi
  11. Amir Merdani
  12. Hasan Merdani
  13. Atif Merdani
  14. Tefik Gabrani
  15. Astrit Tusuni
  16. Skëndo Tusuni
  17. Hilmi Leko
  18. Hajri Tata
  19. Niaz Nallbani
  20. Muhamet Bako
  21. Hajri Neviri vdiq në burg
  22. Shazivar Islami vdiq në burg.
  23. Hyqmet Roshi vdiq në birucë me tortura.
  24. Flamur Bilibashi
  25. Demir Hunda
  26. Selami Hysa
  27. Selman Aliko
  28. Duro Bilibashi
  29. Ron Çobani
  30. Hamid Kroi
  31. Ali Qori
  32. Siro Roshi
  33. Mehmet Zaimi
  34. Fitim Ruçi
  35. Jupe Vedra
  36. Iliaz Spahiu
  37. Muharem Bejleri vritet në burg
  38. Avdulla Selami
  39. Dervish Bejleri
  40. Nevruz Bejleri vdes në birucë
  41. Fuat Asllani, ish ministër
  42. Suat Asllani
  43. Abedin Nepravishta
  44. Myzafer Pipa vdes në birucë
  45. Arshi Pipa
  46. Abaz Shehu vdes në burg
  47. Sofie Verdhi
  48. Zija Bejleri
  49. Haki Lile
  50. Shaho Lile
  51. Asim Bejleri

XIV. Familje të internuara

  1. Ollga Libohova
  2. Hasibe Lile
  3. Veibe Lile
  4. Selman Aliko
  5. Fete Bilibashi
  6. Izudin Çobani
  7. Ibrahim Zaimi
  8. Sehadete Tusuni
  9. Xhelal Xhelo
  10. Hajdar Islami
  11. Sadika Tusuni

XV. Familje të cilësuara kulakë

  1. Asim Bejleri
  2. Hamid Ismailati
  3. Izudin Çobani
  4. Haki Lile
  5. Karafil Beqo
    Kalvari i vuajtjeve vazhdoi gjatë gjith viteve të pushtetit komunist, si në mjerimin ekonomik, por edhe ne atë intelektual. Në çdo gjë lufta e klasave dhe biografia ishte mbi të gjitha. A mos ka përsëritje të historisë se shenja të hakmarjes dhe luftës së klasave nga Rilindja e sotme janë çdo dit evidente. Njerëzit e aftë dhe rinia çdo ditë largohen nga Libohova?