Albspirit

Media/News/Publishing

Elham Pasha: Lumi i rrëmbyer

Pa telegram ma fishke fytyrēn,

ëndrrën e pusit mbushur gjelbërim.

Lumë me brryla ma ndryshoke ngjyrën

E më lënke mua memec, jetim…

Kaq shpejtë eci vjeshta, shtëmbëthyer?

Kur unë ende s’kam zier rakinë…

Dhe unazat nuk i kam shkëmbyer…

Lumë, miku im, pse, pse me kaq rrëmbim?