Fahredin Spahija: Kristaq Balli dhe “Morgu i gjallë” i fotografisë shqiptare

Libri “Morgu i Gjallë” vjen si një vepër afirmuese e veçantë, që i kushtohet një shpure fotografësh të shquar shqiptarë, veprimtaria e të cilëve u ndërthur, në mënyra të larmishme, me jetën dhe me veprimtarinë e tyre fotografike në mërgim, disa herë brenda arenave e korridoreve të politikës botërore, apo edhe deri në studiot e Hollivudit, Evropës, Azisë dhe Orientit të Largët.
Autori, Kristaq Balli, përmes kësaj vepre, sjell për secilin prej tyre një qasje të veçantë, origjinale, duke nxjerrë në dritë fakte e rrëfime interesante e intriguese fotografike, pse jo edhe histori të çuditshme humane, të panjohura më parë — fryt i një pune kërkimore të gjatë dhe me pasion e përkushtim studimor, por edhe letrar.
Në këtë mënyrë, vepra i shton kontribute të reja historisë së fotografisë shqiptare, së cilës i hapet edhe një dritarare e re./Prishtinë 2025.
Post Sciptum
“Morgu i Gjallë” – një kuptim alegorik i arkivave të shumta, fondeve, rezervateve të mëdha dokumentare, fotografike, apo negativave të tyre të publikuara, ose jo në organet e mëdha mediatike amerikane, të muzeve të famshëm historikë, apo artit pamor si “The NewYork Times”, “LIFE-TIME”, “MOMA”, “Instituti Smithsonian”, etj., që, pas një shekulli “të vdekura”, kanë filluar të ringjallen, të rijetësohen, gjatë epokës së revolucionit teknologjik digjital, duke evidentuar vlera të reja shoqërore, estetike e autoriale. Një procesi të tillë vitalizues iu janë kushtuar edhe autorëve fotografë apo fotoreporterë shqiptaro-amerikanë të këtij libri, duke na shfaqur në pah individualitete krijuese të kalibrit ndërkombëtar