Irena Dragoti: Kur vetmohen pritjet
Vjeshtë…
Më mbarse mbi shpinë gjithë vetmitë.
Në zhveshje drurësh më lidhe fjalët.
më shumë se dy krahë shtegtimi yt
si dashuri, që përqafimesh çmallet.
Mbrëmje vjeshte…
rrugën gjen nga dëshpërimi i yjeve
me ninulla ekuinoksi përkund vehten
Si të shoh ëndrra, kur ngjyra ikjesh
më mpijnë sytë, e rrëzojnë qeshjet?
Shi vjeshtor…
Vazhdon të bjerë mbi avuj xhamash
edhe mbi udhën nga erdhën vetmitë;
mbi ajrin e ftohtë që më thithi vargjet;
kur një gropë ju hapi trishtimi i stinës
Mesnatë…
Kam kohë që nuk fle vetëm stinë vjeshte.
mosha e humbur, kujtimet, dridhjet e gjoksit
ju tregoj se nata është më e trishtë se agu
para se tu rrëzoj qerpikesh, gjumin
Mëngjes…
Nuk mi durojnë sytë, retë e hirta
as loti, alergjinë, kur vetmohen pritjet
tek dridhet horizonti, nga tinguj erërash
mban iso shiu si këngë vajtimtarësh
Pisha…
Grahma të gjelbra nisin qiejve pa adresë.
lagështia e barros si grua sedërmadhe.
Tmos vuajë mungesën e zogjve
që ia thyen hijen, në shenjë ndarjeje
Vjeshtë…
Vetmitë që më le po meken.
djegur vetëtimash, mbetën pas si hiri.
Të tjerë pas meje ndoshta duke qeshur
do bëjnë paqe, me ikjet në kohën e duhur