Albspirit

Media/News/Publishing

Sami S. Shatri: E vërteta e një ngjarje heroike në Istog


Sot e 36 vite më parë, në qytetin e vogël të Istogut, u dëgjuan frikshëm krismat e pistoletës ‘Magnum’, mu në objektin e Policisë, pikërisht në zyrën e inspektorit federativ ugurzi, Tomisllav Baboviq.
Ishin 6 krismat, që dridhën Jugosllavinë, jehona e tyre u dëgjua në mbarë globin.
Plumbat e shkrepur, bashkë me Baboviqin plagosën rëndë Jugosllavinë Millosheviçiane, që më vonë i sollën vdekjen…
Për herë të parë do shpalosë shkurtimisht të vërtetën, se si ndodhi kjo ngjarje, e thënë nga vetë protagonisti kryesor e meritor, Luigj Naser Shatri!
Pasi isha i angazhuar me tërë qënien e shpirtin tim, në aktivitet ilegal, shkoja nga Suedia në Gjenevë, te veprimtari i njohur Xhafer Shatri, furnizohesha me material, si broshura, trakte dhe përmes rrugëve të ndryshme i futja në Jugosllavi e Kosovë.
Vëllezërit, Enveri e Nysreti (Alfredi) që punonin në Slloveni, më ndihmonin që kufirin ta kaloja më lehtë, me plot çanta me material që konsiderohej shumë armiqësor për Jugosllavinë.
Askush nuk e dinte se cilën rrugë do zgjidhja, për atë ndoshta shpëtoja pa u hetuar dhe sot ende jam gjallë!
Traktet i bija tek vëllai Skënderi në Tomoc, nga aty përmes rrjetit që kishim krijuar i shpërndanim në tërë viset shqiptare.
Gjithashtu, trakte kemi shpërndarë edhe në qytete të mëdha të Jugosllavisë, mes tyre edhe në Beograd.
Ky aktivitet, zgjati disa vite rresht, derisa shërbimi Serbo-Jugosllav, ra në gjurmët e aktivitetit tim.
Më thirrën disa herë në SUP, në Pejë e Istog, në biseda të mundimshme informative.
Për të kursyer familjarët e mi në Tomoc, zgjodha ta ndaj “mejdanin” mu në Stacionin e Policisë!
Me, 3 Tetor 1989, vendosa që UDB-ashve gjakatarë, përfundimisht t’iu ndali turrin.
Urdhërova vëllain Skënderin që t’më pajis me “logjistikë të nevojshme”, pra vëlla Skënderi ishte i vetmi që e dinte që unë do e “paloja” Baboviqin.
Pas ftesës së radhës në stacionin policor në Istog, pas një keqtrajtimi psiqik e fizik, ia numërova Baboviqit, mu në zyrën e tij, 6 plumba, pa mu tremb syri.
Me ndihmën e Zotit të Madh, arrita të kaloj kufijtë dhe të mbërrij shëndoshë e mirë në shtetin e Suedisë, ku me ankth të madh më priti familja ime e dashur.
Suedia më doli në mbrojtje duke më dhënë azilin politik, sipas konventës së Gjenevës, të vitit 1955, për çka u jam shumë mirënjohës tërë jetën.
Nuk kisha të drejtë të hyja vetëm në Jugosllavi.
Familja Visoqi më ndihmoi shumë, duke më dhënë një pasaportë!
Gjithashtu nuk e harroj kurrë ndihmën e familjes së Ramë Sadri Shatrit, pikërisht Feridës, vajzës së Ramës për ndihmën jetike, strehimin që ma bëri atë natë të ftohtë në bjeshkën e Cerrovodës!
Tërheqja pas aktit të kryer ishte spektakulare…
Prishtinë, 3 Tetor 2025.