Albspirit

Media/News/Publishing

Nderohet kontributi i poetit Skënder Sherifi në letërsinë frankofone

Shkrimtarit belgo-shqiptar Skënder Sherifi do t’i kushtohet një mbrëmje homazh, në 70-vjetorin e tij të lindjes, me motivaconin “për 50 vjet në shërbim të letërsisë frankofone”.

Një mbrëmje poetike do të zhvillohet në Bruksel, më 17 tetor, në Maison Stepman, organizuar nga Les Poètes Ambulants. Të ftuar do të jenë poetë, artistë dhe miq të artit nga mbarë Belgjika e Evropa për të nderuar një prej zërave më të veçantë të letërsisë frankofone shqiptare.

Sherifi, i njohur për poezinë e tij të thellë dhe filozofike, për lidhjen e gjuhëve, kulturave dhe identiteteve, ka ndërtuar për dekada ura midis botës shqiptare dhe asaj frankofone.

Mbrëmja do të jetë një bashkim i poezisë, muzikës dhe miqësisë, si dhe do të jetë e hapur për publikun artdashës./atsh