Tifozët festojnë triumfin historik. “Digjet” Prishtina, murale për Manaj në Mitrovicë
Nuk ka pasur gjumë pas në qytetet ku flitet shqip pas suksesit të Kombëtarë, jo vetëm në Shqipëri, por Kosova, Maqedonia e Veriut dhe qytetet e mëdha europiane janë pushtuar nga festa e tifozëve.
Atmosfera në Prishtinë ka qenë e jashtëzakonshme, ashtu si në pothuajse gjithë qytetet e Kosovës. Flamujt dhe shallet kuqezi janë valëvitur edhe në Preshevë, ku shqiptarët e Luginës kanë festuar deri në mëngjes.
Nuk ka mbetur pas as Mitrovica, që përveç festës, ka vendosur të përjetësojë me një murale të Rey Manajt, kur festoi me shenjën e shqiponjës pas shënimit të golit.
Gëzimi për fitoren historike është përjetuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Në Shkup, tifozët shqiptarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu”, ku kanë ndjekur gjithë ndeshjen. E njëjta atmosferë e ndezur edhe në Kumanovë e Tetovë.
Nuk kishte si të mungonin festimet e ndryshme, edhe në qytetet e ndryshme, jo vetëm në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./rtsh