Adrian Dhana: Engjëlli apo djalli?
Eshtë shumë e trishtueshme që Qenia Njerëzore, Njeriu- një krijesë kaq fisnike më një shpirt ëngjëllor kthehet në një satan me ritet e djallit dhe bën një “harakiri” me fatin e vet. Një qënie njerëzore që përpiqet të jetojë një jetë paska më të gjatë se luani, shqiponja apo delfini ne habitatët e tyre dhe si padashur kthehet në një instrument vetvrasës.
Njeriu sot mesatarisht rron dhe gëzon po të themi 80 vite në këtë botë, i cili as ka egzistuar më parë dhe do të zduket përgjithnjë nga planeti i tij. Deri në moshën 20 vjeç as jeton as gëzon asgjë porse një krijesë e brishtë që endet labirinteve të jetës dhe pas moshës 60 vjeç nuk shijon asgjë vecse ilacet, shiringat dhe vaksinat që bën për të zgjatur sadopak jetën e tij të shkurtër dhe me andralla. Edhe kjo quhet “ life span” – jetëzgjatja.
Gjatë periudhës së jetës sonë më të mirë, ne përkushtohemi që të prodhojmë njeriun më të pasur të botës, një ëngjëll, që me pasurinë dhe asetet e tij do mundet sadopak t’u shtojë jetën njerëzve. Nuk e kam fjalën për profesionin e doktorit. E kam fjalën për njerëzit më të pasur të planetit. Edhe njëri prej tyre është William (Bill) Gates. Ne blemë cdo komputër, cdo softwar, internet dhe gjithë cfarë tjetër për të ngritur në qiell këtë ëngjëll. Prania dhe emri i tij ishte frymëzim, jetë, progres apo ashtu u indoktrinuam. Dhe ëngjëlli sapo u ngrit në qiell dhe na vështroi nga lart, si shqiponja që ndjek gjahun e vet, u largua nga realiteti ynë i tokësorëve, u ftoh si një alien dhe mori zjarr që të na shkatërronte të gjithëve, ne tokësorëve. ëngjëlli u bë Satan, një djall i vërtetë, Rajhu i katërt.
Kohët e fundit, kanadezët, duke qenë më afër Polit të Veriut se edhe amerikanët dhe të tjerët, organizuan një protestë dinjitoze për të dënuar veprimet dhe planet djallëzore të satanit Gates. Pasi Satani ndahet nga gruaja, e cila i merr gjysmën e pasurisë, për të cilën ne punuam dhe e bëmë satanin mbret, satanit i ikën mendja dhe megjithëse ha një tortë surratit në një “summit” të rëndësishëm, Satani nuk ndalet në planet e tij të stilit Illuminati. Si për koincidencë të fatit dhe që të sundojë planetin blu-tokën, bëhet fermeri më i madh I botës dhe blen 275,000 acres – 275,000 hektarë tokë dhe me këtë blerje bëhet jo vetëm fermeri më i pasur i botës por edhe studenti më i zgjuar i Harvardit, të cilin e braktisi që në vitin e parë. Bota ka nevojë për njerëz të zgjuar. Dhe Gates hidhet në veprim. Fillon përdorim e kimikateve, sprucimin e ushqimeve me ngjyrues të ndryshëm, propogandon shpopullimin, dmth uljen e numrit të popullsisë, programon dhe prodhon vaksinat vdjekje prurëse si ato të tipit Covid-19, helmon ushqimet dhe mishrat që konsumon njerëzimi, rrit bagëti në tokat e fermës së blerë për të cilën ka klient McDonaldin për hamburgerat e tij pa përmendur edhe eksperimente me “digital chip-cipin dixhital”. Dhe të gjitha këto për qëllim “depopulation- reduktimin e popullsisë”. Misioni i djallit është pothuajse gati për ceremoninë e gradimit nga Harvard University.
Satani po e arrin qëllimin e vet. Prandaj të dashur njerëz, jeta jonë nuk mund të shkojë deri në 100 vjec, por do të palosemi si zogj pulash, imazhi i së cilës u realizua me Coronën. Prandaj edhe kanadezët po protestojnë për një jetë më të mirë dhe më të gjatë duke mos lejuar se “ëngjëlli” ynë të kthehet në një djall për hara-kiri.
Respekte të pafund qytetarëve kanadezë për ndërgjegjësim human dhe dashurinë për jetën.