Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: LAJMI I VJESHTËS

“Presim të na vish, vallëzat u poqën…“

Lajm më niste gjyshi,

vjeshtës me një letër.

E unë buzëqeshja gërmave të bojës

Letrave të gjyshit,

Në një kohë tjetër.

……

Tani s’më njeh vjeshta, vallëzat më s’u poqën.

Se gjyshin s’gjej dot

As letrën e vjetër.