Ndërron jetë analisti i njohur amerikan, Janusz Bugajski
Analisti i njohur i çështjeve euroaziatike dhe Ballkanit, Janusz Bugajski, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur ish-drejtori në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, i cili ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të afërt.
“Jam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Ai ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, autor i shumë veprave që ndikuan ndjeshëm në kuptimin tonë për rajonin, si dhe një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit”, ka shkruar Biberaj.
Ai kujtoi bashkëpunimin shumëvjeçar me Bugajskin në projekte të ndryshme, veçanërisht në ato që kishin të bënin me Ballkanin.