LULËKUQJA E IME E MJERË NË ERË
Sot, pas 125 vitesh amshimi Naimi:
LULËKUQJA E IME E MJERË NË ERË
Ç’po ngjethet lëndine nate Lulëkuqja
E ndiej të gjorën sonte që ndjej qartë
Si avitet rrëmeti që përmbyt kuqëlim
Vetë gjer më grykë por lulet thonë se
Mend po u thurr rimë vjershe vjeshte
Kur veç shpejtoj t’iu hartoj testament
E ngjethet lulëkuqja ime nën thëllimë
E shoh të mjerën sot që shquaj thellë
Se si mbruhet furishëm lumi ta marrë
Më ndjeni ju lule dhe shihni se sonte
I zhytur i gjithë shoh ku e ku më mirë
Por lulet thonë lëndina veç po bleron
E ngjethen gjethet zbehtësie sakrale
Zbehen aromat në fjalët prej harrese
Drithëron gjer pistili tharë acar e verí
Si tel rapsodie lahute tendosur elegji
E rremba dejesh shenjtëruar kristale.
Krenar Zejno / nga vëllimi me poezi: ‘Vurrata në flatra-antologji engjëjsh’