Sami S. Shatri: GJENIUT TË PENËS
Më i bukuri vend, qytet në jug
Gjirokastër, “Kronikë në gur”
me kalldrëm të bukurat rrugë
kohë e turbullt, kohë e brishtë
lind gjeniu i letrave shqip!
…
Vitet ikën koha tretet
Kadare me libër tjetër
“GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR”
kalon shpejt kufijt e shtetit!
Pend e artë boton, “KËSHTJELLËN”
tabllo e bukur për mesjetën
Skënderben mbretin e mbretërve
e lartëson me mjeshtri t’penës!
“PRILLI I THYER”, kjo Kryevepër
një roman i shkruar në letër
i qëndisur me stil të penës
për Kanunin, ligjin e maleve
unikal n’trojet shqiptare!
Vjen me radhë një libër xhepi
bukur shkruhet amaneti
mbahet fjala për së vdekuri
episod i kohës, s’lashtë
besa e mbajtur ndër shqiptar
KONSTANDINI vëllai i vogël
DORUNTINËN e sjell në votër!
i mban fjalën, Nënë Lokës!
Ditë për ditë botime t’reja
sfidon kohën Kadareja
Lartëson Kombin në dhejna tjera
n’gjuh të huaj i flasin veprat
Rrofsh e qofsh, gjeniu i letrave!
Prishtinë, 26. 01. 2024.