Albspirit

Media/News/Publishing

Ruzhdi Gole: Tjetër dritë

Më pak ndezulli, më pak ndezulli,
pastaj : le të ndizemi çka ndijmë
gjersa ledhemi ende gjithkah,

hershëm për të hershmit
koha s’na del më tepri
na rrëmben, sikur
na le edhe ca.

Pamjet tona luhaten, përpiqen
shpejt të fshehin vyshkjen
ngadalë për të shpëtuar
nga e bukura djallëzi,

Dritë, eja të ngazëllehemi
lumthi pa “oh e ah”
epërmi, ngadalë
tepër pa tepri …