Albspirit

Media/News/Publishing

Muzeu Kokalari: Kur Bekim Fehmiu vizitonte kalanë e Gjirokastrës

Bekim Fehmiu, aktori më i njohur i kombit shqiptar në botë, duke vizituar kalanë e Gjirokastrës gjatë vizitës që bëri në Shqipëri, në vitin 1972. Në këtë foto shoqërohet nga aktorë dhe regjizorë të kohës: Niko Dhoska, Kristaq Dhamo, Bernard Kokalari, Margo Arseni dhe Drejtori i Muzeut të Armëve, Kristo Dhima.

Post Scriptum

Bekim Fehmiu, aktori i famshëm me origjinë shqiptare, gjatë vizitës në Gjirokastër, viti 1972 Aktori i madh me famë botërore nga Kosova, Bekim Fehmiu vizitoi Shqipërinë, e izoluar në atë kohë, në një vizitë historike. Bekim Fehmiu ose më qartë aktori i madh i “Odisesë” në rolin e Uliksit në krah të Irene Papas, njohur nga shqiptarët më vonë si një hero kinematografie, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1972. I veshur me një xhaketë lëkure, me pamje moderne, i qeshur, ai dukej shumë më i qetë se kolegët e tij shqiptarë, brenda kostumeve të kollarisura, që e puthnin fort në të dyja faqet. Gjatë vizitës aktori i madh Bekim Fehmiu, i cili kishte prekur majat e kinematografisë botërore, zhvilloi takime me artistë e drejtues të lartë. Veç Gjirokastrës, gjatë vizitave të tij në Krujë, Durrës, Butrint, Shkodër, ai shoqërohej nga Piro Milkani, Dhimitër e Roza Anagnosti, Serafin Fanku, Edi Luarasi, Dhimitër Shuteriqi, Ndrek Luca, Ismail Kadare dhe artistë e njerëz të tjerë të shquar të artit.