Albspirit

Media/News/Publishing

Sami S. Shatri: SKËNDERBE, MË I MADHI TI JE

SKËNDERBE
Je Shqipëri e Mëmëdhe
Besë, gjuhë, nder e fe
Epope e Promethe
Diell që nxe, mbi Atdhe
Yll i pashuar, mbi re
Epokë e vjetër, epokë e re!

SKËNDERBE
Je vlerë e kulturë
Madhështi e plot zulm
Hyjnor e fatlum
Relikë, gdhendur në gurë!

SKËNDERBE
Shqiponjë dy-krenare,
Vatër Iliriane,
Përmendore Europiane,
Racë e pastër, Ariane!

SKËNDERBE
Mbret i Arbërisë
Hero i përjetësisë
Ma i madhi i historisë
Pasaportë e shtetësisë
Vulë e ardhmërisë
Atlet i Perëndisë!

SKËNDERBE
N’Belvederë në Vjenë
Qindra vjet, n’muze
dje, sot, nesër e përjetë
Armët e tua model
Për botën amanet!

SKËNDERBE
Më i Madhi, TI je!

Prishtinë, 5 maj 2024.