Pajtim Sejdinaj: Urimi shpirtëror
(Për të gjithë Maturën 1975 të shkollës së mesme “Rakip Kryeziu” në 50-vjetorin e saj).
Kaluam vite me derte!
Vite të mbyllura në sepete.
Vite mbushur me mall
Në shpirt dashuria bërë mal!
Çamarrokë ishim atëhere
I ngjanim qëngjit të një dele!
Sinqeritetin e kishim në gjak!
Buzëqeshja ndizte zemrat flakë!
Shkolla na dukej si magji
Gëzimi na ziente në gji!
Vitet i kositëm si bar!
Nostalgjia rrjedh si ujëvarë!
Pesë dekada pa u parë!
Kujtimet na vlojnë në damarë!
Sot takohemi flokëbardhë!
Kujtojmë mësuesët tanë!
Meteorët që ndriçojnë ëndrrën!
Mbirë si lule në zemër!
Nipër e mbesave gumëzhijnë!
Në gjurmët tona me vrap vijnë
Sa e bukur është jeta!
Ku të buzëqesh e vërteta!
Lumturia jonë fluturon në qiell!
Uroj pleqëria të jetë diell!