Pajtim Sejdinaj: Doli nga shtypi libri im “Mistiku Fisnik”!
Ky libër është një prozë në llojin e romanit, shkruar për ju lexues të nderuar!
- Ju që i luteni Zotit çdo ditë për të sjell: paqe, dashuri, lumturi dhe mirëqenie për familjen, fëmijët dhe njerëzit tuaj të zemrës kudo ku i keni!
- Ju që jetuat vuajtje, fatkeqësi, poshtërime, intriga, diskriminim, dhimbje, tragjedi, fatkeqësi që e kanë bërë njeriun të eci labirintheve të errësirës duke kërkuar pakëz dritë!
- Ju që besoni në sakrificën e “babait pa varr”, ku shpirti i tij prehet në xhenet!
- Ju që jetuat te mëkatet e mëkatarëve të pashpirt!
- Ju që besoni te xhelatët që “vranë lirinë” dhe mbollën “kuskutën e vetmisë”!
- Ju që besoni në lotët e syve dhe jehonën e ulërimave të nënave!
- Ju që besoni te shpargu i grisur i jetimëve!
- Ju emigrantë dhe kurbetllinj që para se të niseshit për rrugë ktheheshit në Teqen e Zallit dhe merrnit uratën dhe bekimin e Zotit nga baba Haxhi Saliaj.
- Ju besimtarë që në aksham prej viteve 1967-1990 prisnit njeriun e Zotit të lutej për njeriun e sëmurë të zemrës suaj dhe ai në çdo moment ndodhej pranë jush.
- Ju që besoni tek e vërteta që “zhytet, por s’mbytet”. Në sipërfaqe të vërtetën e “nxjerr jeta”.
Zoti vonon por s’harron!
Lexojeni!
Të zbuloni shpirtrat e sakrificës, të vuajtjeve, të durimit, të heshtjes, të dashurisë, të një familje fisnike në një katund të bukur me emrin Ninsh në trevën e Mallakastrës. Të Mistikut Fisnik baba Haxhi Gjysho Saliaj në vitet 1936-1990. Të jetimëve që u rritën nën kujdesin e Zotit. Do të zbulonin mëkatet e bëra nga merimagat e “Murtajës së kuqe”. Patjetër do të gjeni modelin e njeriut të sakrificës dhe të mposhtjes të vështirësive të jetës mbështetur nga dora e Zotit. Patjetër do të gjeni vetveten dhe lotët e syve tuaj. Libri përcjell mesazhe kuptimplotë për jetën dhe për çdo njeri: - “S’mund të ketë lumturi pa u çliruar njeriu nga thonjtë e “Hakmarrjes”!
- S’mund të ketë Lumturi të shpirtit dhe të zemrës pa i “thyer armët dhe shpatat” ndaj njëri- tjetrit!
- Pa i zëvendësuar këto armë dhe shpata me “ura” të paqes, dashurisë, besimit, mirëkuptimit, tolerancës, faljes, përuljes, urtësisë, respektit ndaj njëri-tjetrit!
Këto i gjejmë të shkruara në gjuhën e bukur shqipe te libri e cila është dhe gjuha e zotit!
Lexim të këndshëm!
Për librin më kontaktoni në nr.tel.0675682019 ose në messenger.