Frederik Ndoci: Refleksione për zhvillimet shqiptare
Antagonizmi politik mes brezave të lindur para viteve 1960 me ato të lindur pas viteve 1990 dhe me ato të viteve 2000 e më pas janë tre nyja më alogjike e shkrirjes së tyre dhe emëruesit të përbashkët matematikor që zgjidh logjikisht këtë ngërç. Nga ku përfiton largpamësia e formimeve e bashkëpunimeve sidomos nga njerëz që studiuan, hartojnë politikat globale, të plotëpjestuara me lëvizjet e mëdha të padukshme mes reptilëve dhe pleadianëve.
Brezat e lindur nga 1960 në Shqipëri jan brezi i iluminizmit shpirtëror shqiptar. Ata lindën nën trusnitë e një diktature ku ishin ose pjesë e nomenklaturës së saj ose kundërshtia e saj shpesh edhe nga vetë grup ‘new generation ‘që vinte nga vetë nomenklaturat e regjimit të kohës.
Presioni që mbushte mendjet dhe shpirtrat e këtij brezi nga radiot klandestine si ‘Zëri i Amerikës’, ‘Ju flet Moska’, ‘Ju flet Vatikani’, Radio Beogradi, ‘BBC’ etj, përbën formimin thelbësor dhe zhdukjen e luhatjes së brezit në këtë periudhë kohore.
Me shpërfaqjen e mbarimit të Luftës së Ftohtë, Çaushesku, muri i Berlinit, sidomos sllogani i presidentit Regan “mister Gorbaciov terr down this wall” si dhe Papa Vojtila në Katovicë, u bënë skenar i një spektakli gjoja të rastësishëm, por ishin thjesht vendimet e iluminatit ose thjesht masonerisë së urdhërit të Maltës që u hartuan dhe ndërmorën qindra vite ma parë nga shoqëritë e fshehta, dhe që në këto kohë (prag viteve 1990) po zbatoheshin tani.
Ky brez me përvoja kryesaktësisht të ndryshme vinte me një mllef të paracaktuar ku nga përmasat ishte tejet i madh aq sa të mos përdorje logjikën e ftohtë por ta besoje dramën ashtu si po shfaqej dhe të mos mendoje lehtë se ishte veç një film dramë që nuk po ndryshonte asgja asnji ndryshim klasor mes forcave që u shtypën me nofkën klasat borgjeze (sidomos në vendet e ish demokracive socialiste) me përjashtim ex Jugosllavinë e cila ishte një tjetër eksperiment ekonomik mes këtyre shteteve diktatoriale socialiste. Nëse ex Jugosllavia ishte praktikë e një shteti pragmatist kapitalist erdh që në prag vitet 1945 e përpiluar dhe hartuar nga CIA, dhe për atë ishte dhe për eksperimentin që do të bëhej me popullatën e shtetit shqiptar që nga 1945 e cila ishte e përpiluar po nga CIA ne katin e 37 të ndërtesës në OKB. (Këtë fakt e cilësoi para disa dekadave edhe bashkëshortja e diktatorit Nexhmia pa marrë leje nga CIA e cila e dënoi këtë fakt top sekret që u lëshua pa u analizuar ose pa u miratuar nga qendra CIA).
Ky brez vazhdon me shumicë të deklarojë diktaturën të përpiluar nga Enver Hoxha dhe si rrjedhojë “diktatori ma i madh”.
Ky brez ishte ma i lehtë për t’u manipuluar me hapjen e ambasadave, hapjen e grup partive dhuratë, por në krye të tyre absolutisht vënien e njerëzve komunistë ma të vendosur dhe besnikë ndaj kauzës dhe atij që po praktikonte perestroikën albaneze.
Ky brez akoma sot e mban sllogan ide se dhuratat nga Ramizi i grupeve pluraliste se PS asht vazhdim i PPSH, PD asht grup opozitë e udhëhequr nga një super besnik komunist i PPSH, i cili me një flakje ish tesere si antar partie të besohej verbërisht nga turma e irritueme për dekada, ta besonte kryekeput dhe disa akoma dhe sot.
Grup-mosha e lindur në vitet 1990 ësht mosha që përbën grupin ma delikat pasi ato kryesisht ose janë nipër e mbesa, pjesë e grupit të popullit të persekutuar ose edhe mbesa dhe nipa të zhgënjyer nga grup-pseudopartitë politike të dhuruara. Ky grup delikat filloi të shpërfytyronte gjithçka si mënyrën e mendimit, muzikës, artit, bizinesit të zi dhe falë asgjësimit nga politika të ligjit kapital u bënë njerëzit hiper vrasës me pagesë.
Ky grup nuk asht shumë stoik në idetë politike.
Shpesh ai ndryshon rrymat sipas interesit ose edhe si pasojë e skepticizmit që pësuan nga zhgënjimet që iu premtuan dhe kurrë nuk i morën.
Ndërsa grup-mosha e viteve 2000 asht grupi ma shumë i impenjuar në dukje politikal por që në thelb nuk përbën absoluten. Këta fëmijë rritur me sakrifica absolute dhe të plotësuar nga prindër që shkatërroheshin në vetmohim, tani u lindën si brez më i ri nga nipërit e mbesat e brezit të viteve 1960.
Ata në përgjithësi janë brezi me kërkesa pragmatike, nuk kanë qejf t’i mungojë asgja, as në tryezë me ushqime fast-food e patatina të thata, me pije energjike e me derivate drogash nga më të ndryshmet e të rrezikshmet. Ata përbëjnë modën kolektive të brezit në shije, në mendim, në zhvillim e në zbatim.
Ata vdesin më lehtë në makina luksoze nga overdoze, nga plumb qorr e smartplumb vetvriten etj.
Nga që shpirti i tyre u tejmbush nga gjërat më skeptike të botës nga program mediat globale. Ata befasohen sapo dalin në jetë dhe nuk arsyetojnë aspak të mirat e pakta që u sjell jeta dhe negativitetet që marrin nga pasoja e formimit të tyre të mefshët. Faktorët e formimit të një fëmijë te brezi ynë e di se janë tre: Familja, Shkolla dhe Shoqëria…
Familja pas viteve 1990 ishte ajo që mblidhej në shtëpi vonë pasi ishte rropatur për të sjellë në tryezë të mira ushqyese e ndonjë lekë të pastër apo të pistë pak rëndësi kishte. Është brezi që priste në aereoporte të afërmit që ktheheshin në atdhe për vizitë me qokat e tyre të stërmundit të tyre rrugëve të botës me e pa dokumente. Ata priteshin si shpëtimtarë ku në fakt janë regres i një zhvillimi personal të nji brezi që mendon se jeta është dhuratë dhe se duhet të presin pambarimisht vetëm dhurata dhe të mos krijojnë asgja vetë si krijesa njerëzore. Ata mbetën apatikë, qylaxhij pasivë në jetën e tyre atëhere dhe shumica janë edhe sot.
Këta manipulohen shumë ma lehtë me fasada argëtimi. Mjafton të mos i kundërshtosh në shijet e tyre e leje pastaj t’u vish rrotull dhe t’i vlerësosh shijet e tyre si domosdoshmëri e kohës. Atyre mjafton 15-20 koncerte schiuma party në vit, dy-tre evente global televizive, dy tri moda e stile, tre-katër kangtarë rep me tatuazhe që vrasin e dhunojnë njeri-tjetrin. Njerëz të fortë në përdhunim, njerëz të fortë në eleminim spektakular e mafioz, në makina të shtrenjta luksose me targa angleze e nga veriu i Europës, njerëz që gjuajnë adoloshentët nëpër klube nate duke i bërë një xhiro me këto makina dhe t’i bëjsh me kuptu se edhe kjo formë jete mvaret nga ty dhe new politika nuk ka pengim aspak në mendimin e formimin e tyre vetiak.
Askuj nuk i shkon ndër mend se kryesisht strategu Rama gëzon mandatin e katërt jo vetëm nga përsosmëria e shkëlqimit të fasadave në kryeqytet e nëpër qendra qytetesh, por edhe nga kthesa kryekëput e statusit që përbën në thelb grup PS ku në fakt duhet të mendojë për vegjëlinë e klasat e ulta të shoqërisë nëse i referohemi plan statuteve të partive socialiste nëpër Europë. Krijimi nga grupi i PS i Dhomës së Donacioneve Botërore, krijimi nga PS i grup dhomës së oligarkëve që doemos janë të detyruar të ndihmojnë me kontributin e tyre për të kryer planet e zhvillimit ekonomik. Mënyra se si pritet e përcillet me respekt e dashuri k/ministri nga të gjitha vendet e botës tregon qartë se ka përbmushur kritere për të qenë një lider i admiruar edhe nga shumica e fuqive të mëdha që bëjnë elitën internacionale politike. Ai pasi studion bilancat bashkëkohore në çdo fushë të emancipimit të popullit dhe shkuarjen përpara të shtetit, i vë në zbatim pavarësisht se janë kundër statutit të një partie thjesht socialiste ose më sakt social-demokrate.
Hapja e negociatave dhe shqyrtimin e kapitullit të pestë nga EU, është suksesi absolut që pavarësisht nga çdo faktor tjetër i brendshëm ose i jashtëm më i madhi në historinë e politikës Albaneze.
Ai prapë sot e din më së miri se në votimë brezi i viteve 2010 pas dy vitesh është i pajisur me moshën për votim dhe ia jep voten 85%, ndërsa brezi ynë i viteve 1960 pas dy vjetësh jemi në vjeshtën e tretë të jetës dhe pavaresisht luhatjeve tona e dimë shumë mirë se vota e jonë duhet të jetë logjike e alogjikes. Në se media opozitare e quan mafioz, kancer antishqiptar nuk dyshojmë ma se a duhet zëvendësuar me një përfaqësues tashma gost i tejzgjatun në premtime kurrë të mbajtuna për çdo njeri asnjajës në bindje.
Unë si njeri due ma shumë atdheun. të ardhmen e Tij dhe çdo e mirë që i bëhet fasadës në jetën që jetojmë ka ma efikasitet pozitiv në votë besimin qytetar, sepse ka më shumë vlere atdheu se çdo parti që së pari mendon për vehte e pastaj në përgjithësi po u teproi gjë për të tjerët.
Shikojmë dhe dëgjojmë se drejtësia e sotme me SPAK ka një besueshmëri me përqindje shumë ma të naltë se drejtësia që në 1945.
Ministra, nëpunës të shtetit sot po dalin para drejtësisë nuk ka se si të duket se kjo qeveri është më e korruptuara se qeveritë e mëparshme. Në se drejtësia atehere ishte velencë e fakteve dhe çelik në mbrojtjen e mosdukjes së korrupsionit janë faktet që sa grup parti demokratike u krijuen që pas 1990-ës?
Sa njerëz i dolën kundër kreut të PD tërë këto dekada? Sa here grup elekuentët ndihmuan në pozitë me elekuencën e tyre negative? Sa vetë nga këto besojnë te progresi në përgjithësi ma shumë se progresi i tyre vetiak?
Prandaj e djathta akoma nuk ka lindur që kur na e tha Arshi Pipa atë pasdite pranë stadiumit “Qemal Stafa”, ajo u proklamu si PD por lindi fëmijë i vdekur në aspiratat e vërteta të djathta, njerëzit i shkuan prapa për shumë aresye por kryesorja ishte ruajtja e ish antarëve të Byrosë nga e djathta ekstreme që në numër ish e madhe por me shpirt të rrënuar e të shkelur, por që u frenue me forcë e me ekzekutim nga specialistët e përzgjedhur.
Sot shumica e militantëve që ishin sadopak strukturë në dikasteret e PD andrrojnë një rikthim të kullotave në se vjen ndonjëherë prapë në pushtet. Kur xhenazen të shkuemin nuk i këndon syret ose nuk e vajis ajo bahet simbol i të ardhmes edhe të njerëzve që nuk kanë fuqi e dëshirë me e sepoltue dhe me ia lanë brezit të ri rrugën e çelun për një perspektive sa do të largët por të sigurtë se vjen me arsyen se komunisti i fundit nuk asht ma lider i të djathtës shqiptare.
Atëhere lind paralelizmi në pyetje.
Në se Enver Hoxha quhet nga shumica diktator sepse vrau, torturoi regjimi i tij por Enveri nuk vrau një mizë me dorën e tij, por sistemi dhe ai lider duhet të ndëshkohet sipas pragmatistëve.
Atëherë më 4 prill dhe 21 janar u vranë 8 vetë.
Në 4 prill katër dëshmorët rrezikonin kë? Sali Berishën që të mos ishte lider i PD.
Po më 21 janar katër dëshmorët kë rrezikonin? Sali Berishën nga e vërteta e Gërdecit?
Prandaj në një popull shumicë saktëson dhe emëron me nofkën diktator e vrasës rregjimin 49 vjeçar atëhere ku është logjika që Berisha që hoqi ligjin kapital së pari se mos i vinte rradha për t’u ndëshkue nga ky ligj kurdoherë tani pse duhet të mos quhet direkt vrasës që urdhëroi vrasjen e 8 dëshmorëve. Atë ditë në janarin e 1990 isha në sheshin Skënderbej sëbashku me babain. Në shkallët e Pallatit të Kulturës aty kaluan forcat e policisë me qentë e lidhur, aty ishte edhe autoblinda me ujë me ngjyrë blu, përball nesh luhatej busti me thirrjet “op oooop” dhe ra. Klithmat tona, përqafimet tona pa fund. Snajperat mbi Bankën e Shtetit, mbi Muzeun Kombëtar, mbi Pallatin e Kulturës ishin aty. Kur erdh helikopteri apash me raketat dhe mitrolozat në dy anët e rrugëve mu drith trupi duke qenë se kisha stërlexue revolucionin në Pallatin e Dimrit dhe qindra njerëzit që u vranë atë ditë tetori. Por helikopteri kaloi dy herë mbi kokat tona me leshrat përpjet edhe nga frika edhe nga emocioni… pastaj me demek filluam të vraponim nga bulevardi në drejtim të universitetit, të ura e Lanës ishin 6-7 tanke ngjyrë kafe e hapët ku sapo arritëm aty një kokë e thinjur hapi kapakun dhe tha drejtimi ynë është andej nga studentat dhe jo nga Blloku, sepse në Bllok do përlahej vetëm me gjak?!
Kjo ishte momenti që Ramizi kumdërshtoi Ministrin e Mbrojtjes për të hapur zjarr mbi popullin.
Perestroika albaneze.
Pastaj pardesytë bezhë dhe largimi im nga Shqipëria sapo pashë 7-8 komunistë te tribuna e sajueme te godinat e qytetit “Studenti”. Të nesërmen u nisa jashtë atdheut… me formimin që kisha e dija se plumbi ishte nisur drejt meje… por kjo s’do të thotë që nuk vazhdon të ketë rënë përtokë ai vazhdon të ndjek objektivin që su ba kurr palë kundër asaj që arrita në konkluzion dhe do ta kem pambarimisht.
E djathta ime nuk ka lindur ende në trojet e mia. E djathta ma logjike asht PS me praktikat dhe planet e zhvillimit ekonomik që po përdor tash 10 vite e më shumë.
Pra PS u shndërrue në Parti Socialdemokrate tërësisht në jetët tona.