Albspirit

Media/News/Publishing

Ruzhdi Gole: Poetët

Në Lezhë jetojnë poetët
në Lezhë dhe gjithandej,
secili
me një fëmijëri të vetën
sëbashku fëmijëri

të mëdhenj tani a mendjemëdhenj?

Në Lezhë jeton Ndoci
paçka se rri ca mënjanë
s’mban mëri me Rudolfin
që jeton
në dy kryeqytete të globit

po as me vdekjen mëri nuk mban.

S’mund të rri
pa përmendur Preçin
poet … përtej Poetit.

Besniku, Isaku … në Lezhë erdhën
jo si bujtësit e saj më të rinj
por dhembshuri krijimi
të vërtetë,

unë në Jug kam lindur,
(diç shkruaj ta mbaj gjallë jetën)

ndoshta kam lindur edhe në Lezhë.