Albspirit

Media/News/Publishing

Harallamb Fandi: Atdheu

Askush s’na e fali.
Lindëm në të,
frymuam në të,
mësuam që e kishim e na kishte
dhe që s’kemi pse t’ia falim kujt.

I përjetshëm?…

Të përjetshme
ka eshtrat e të parëve, thellë tokës,
ndërsa sipër
nga gjurmët tona mbeten në përjetësi
vetëm ato që lenë kujtime
e dritëzojnë në histori.