Albspirit

Media/News/Publishing

Sami S. Shatri: NJË ËNDËRR NË VLORË

I fjetur, sikur jam,
gjumë në sy, nuk kam!
Ulur, në odë burrash rri,
dëgjoj reshjet e shiut…
Mbi, t’kuqrremtën çati!

Rri kujtueshëm,
n’kët natë Nëntori,
sikur më buzëqesh,
Vlora e Flamuri!
Burrat ma t’zgjedhur,
që nxorri kombi,
me plisa t’bardh si bora,
tirq e guna;
si kalorës templarë,
n’at mot rrugëtuan,
për ta ngrit flamurin…
Vatanin, mëvetësuar!

Sa ditë e netë,
ecën pa u ndalë!
Kohë e turbullt ishte,
plot llucë e baltë,
në ballë u printe,
syndrituri Komandant!
Kalimthi kaluan pengesat,
mposhtën stuhi,
në Vlorën hyjnore…
rishkruan historinë!

Nën ritmin melodik,
të çurgut plot shi,
gjumi më zuri,
shpejt m’u mbyllën sytë!
Ëndrra më çoi,
te Vlora heroinë,
u knaqëm, atë natë bashkë…
festuam Pavarësinë!

Pranë detit plot valë,
thellë, n’gjirin e saj!
Ngremë nga një dolli,
për heronj’t e lirisë!
Gëzuar e bekuar,
e shenjta Shqiptari
në kilometrat e tua të mbetura…
Shtatëdhjetë e tetë mijë!

27 nëntor 2025.