Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Iliazi: Vera, midis mitit dhe artit

E kush më mirë se një poet mund të shkruante për verën, këtë nektar të njerëzve dhe të hyjnive.
Historia e verës ëshë një histori e gjatë, një histori dashurie që pleks njerëzit, miqtë, burrin dhe gruan, që ndih në ngjizjen e dashurisë; ai lëng e nektar është gjithnjë i pranishëm në festën universale të njeriut. Pa verë bota do të ishte, padyshim, e mangët. Rastësia e solli që unë të bëhesha “chevalier”, pra një “kalorës” i verës. Në Paris pikëtakohen të gjitha verërat e Francës, pasi ato i gjen në ato mijëra bistro, ristorante, kafene që e gjallëjnë këtë qytet mitik aq trë lidhur me verën. Vera e poetëve, e artistëve, letrarëve. Gjithnjë vera… dhe një botë e tërë rreth saj… Po të vdes varrosmëni në një bodrum me verë të mirë….
“Pi verë
Dhe gjithnjë e gjej veten te ti
Në aromat e stuhisë”,
shkruan miku im, Luan Rama, në faqet e këtij libri magjepsës, sa njerëzor, aq dhe hyjnor, me të gjitha fuqitë eterike dhe efektet magjike për shpirtrat e lirë.
Libri qarkullon në Tiranë dhe është botim i “Albas”, mbështetur nga fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”.
Faleminderit Luan, për këtë dhuratë në prag festash!