Albspirit

Media/News/Publishing

Arqile Garo: Eh or, mik si ikën vitet

Eh or, mik si ikën vitet,
vitet që të theknim pitet.
Mbanjam koburen në dorë,
që nga Shkodra e gjer në Vlorë.

Gjer në Perëndim të largët.
E di, që ju rrjedhin jargët.
Kaubojsa, burra trima,
që ndritnim si vetëtima…

Nashi, vetëm bri liqenit,
po i bie kot legenit…
Por do vijë dhe dita ime.
Ja, po çel nëpër agime!

Janninë, më 6 dhjetor 2025.