Albspirit

Media/News/Publishing

Sami Frashëri: Dashuria për atdheun lind nga dashuria për familjen

Disa thënie nga Sami Frashëri, një personalitet poliedrik i shqiptarëve:

– Dashuria për atdheun lind nga dashuria për familjen.

– Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët.

– Ata që merren me gjëra të vogla, humbasin zotësinë për t’u marrë me gjëra të mëdha.

– Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin të plotësojë dëshirën e tij.

– Njeri i zoti nuk është ai që s’ka të meta, por ai që pranon të metat e tij.

– Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve.

– Ai që pranon këshilla është më i madh se ai që jep, sepse sa lehtë është të japësh këshilla, aq rëndë është t’i pranosh.

– Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku nuk ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

– Biseda lind nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.

– Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë; sjellja e keqe sipas andjes dhe pëlqimit të botës është një moçal i madh. Për të nxjerrë në breg një barrë të tillë të rëndë nga një moçal i tillë, duhet të ecësh drejt, pa shikuar djathtas e majtas.