Albspirit

Media/News/Publishing

Raffaele Taddeo: Shënime për romanin “Sab” të Artur Spanjollit

…Një lloj magjepsjeje ndihet pas leximit të faqeve të para të këtij romani të pazakontë, por edhe të shkëlqyer shkruar nga Artur Spanjolli. Ndërkohë, magjepsja vazhdon edhe kur zbulohet risia e thellë, nga ajo që di unë për letërsinë, e strukturës narrative. Do ta përkufizoja “si rrezet e një rrote”, ku qendra e rrotës mbahet falë një personazhi të evokuar, të kujtuar, i cili vepron si katalizator kujtimesh. Një personazh i cili nuk është më mes tyre, por që bëhet pikë mbeshtetje, pikë-lidhje për të gjithë personazhet e tjerë, me të cilët mbarojnë edhe memorjet dhe kujtimet e librit.

Revista on line El Ghibli.